Si ndodhi grabitja në KEK

  • 15 December 2019 - 20:29
Si ndodhi grabitja në KEK

Personat e maskuar e të armatosur, kanë sulmuar edhe një punëtor dhe i kanë grabitur 600 Euro


Dy persona të armatosur ja mësynë të shtunën mbrëma zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës.

E nga këtu, duket që ata nuk dolën duarthatë.

Shuma të cilën arritën ta grabisnin, mendohet të jetë rreth 600 euro.

Madje, në grabitje e sipër, ata edhe sulmuan njërin nga punëtorët e Kosova Thëngjillit. 

Ndërkohë nga KEK, thonë që krejt ky rast, ka ndodhur në hyrje të termocentralit Kosova A, dhe nuk ka të bej me KEK-un.


“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se mbrëmë, me datë 14 dhjetor, 2019, ishte sulmuar një zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli (që merret me shitjen e thëngjillit) që operon në hyrje të TC Kosova A. Në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin. Prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me TC-Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut” ,ka thënë Skënder Bucolli, Zëdhënës në KEK.

Ndërkohë, rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës:


“Më 14.12.2019, në ora 18:11, policia është njoftuar për një grabitje tek ‘Kosova A’-Obiliq. Policia ka kontaktuar me ankuesin (arkëtar) i cili deklaron se dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me revole dhe tjetrin me një thikë, e kanë sulmuar dhe i kanë grabitur 600 Euro”.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, organet e sigurisë, thonë që e kanë iniciuar rastin.

(Kosova Sot Online)