Berisha: Një pjesë e viktimave të tërmetit janë vrasje shtetërore, Rama fatkeqësi kombëtare

  • 15 December 2019 - 21:10
Berisha: Një pjesë e viktimave të tërmetit janë vrasje shtetërore, Rama fatkeqësi kombëtare

Sali Berisha duke folur për tërmetin dhe personat që humbën jetën në Thumanë hodhi akuza të forta kundër Edi Ramës.

Sipas Berishës një pjesë e vrasjeve të tërmeti janë vrasje shtetërore, pasi pallatet në Thumanë ishin shpallur të pabanueshme dhe shteti i la qytetarët të vdisnin.

“Fondi rezervë i qeverisë, që përbëhet nga taksat tuaja, e ka përdorur për luks orgji e shumë të tjera. E dini ju se një pjesë e vrasjeve të tërmetit janë vrasje shtetërore. Po pse janë vrasje shtetërore? Sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit. Ata banorë nëse do ishin strehuar në banesa do ishin gjallë të 24. Ky kalon nga 10 orë në ekran dhe do të fsheh veprat e tij penale.

Ndaj dhe e kemi këtë emergjencë dhe duhet të bëjmë gjithçka të lehtësojmë vëllezërit dhe motrat tona të prekur nga tërmeti. E keni dëgjuar të flas për këto, jo se ai nuk ka shpirt por përdor njerëzit për show. Ku ka shpirt ai, ai ka shpirt katran. Ai çdo gjë e bën për show, prandaj të ngrihemi fuqishëm. Tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore, por Edi Rama është një fatkeqësi kombëtare të gjitha llojeve”, u shpreh Berisha.


(Kosova Sot Online)