Dalin pamje të Lumezit duke shkuar te Thaçi, këshilltari i Presidentit e bën injorantin

  • 15 December 2019 - 21:14
Dalin pamje të Lumezit duke shkuar te Thaçi, këshilltari i Presidentit e bën injorantin

Ndonëse shef i stafit të Presidentit, Bekim Çollaku është çuditur kur u pyet rreth kësaj vizite të kryeprokurorit te Thaçi.  

Një takim të tillë presidenti Hashim Thaçi e kryeprokurori Aleksandër Lumezi, kanë pasur edhe të martën që lamë pas.

Këtë ditë shefi i organit të akuzës është filmuar tek hynte në ndërtesën e Kuvendit, ku janë edhe zyrat e presidencës.

Por, arsyeja e këtij takimi ende nuk dihet.

Bile këtë arsye nuk e di as Bekim Çollaku, që është shef i stafit të Hashim Thaçit. Çollaku pyet se pse duhet ta dijë ai për këtë vizitë.

Prokuroria e shtetit të kontaktuar nga mediat, kanë thënë se nuk e dinë se për çka po bëhet fjalë.

Ndërkohë, njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se këto vizita në kushte krejt normale mund të jenë të natyrshme.

Por Musliu le të hapur mundësin e “miqësisë” që sipas tij kanë Thaçi e Lumezi.

Në ndërkohë, emri i Aleksandër Lumezit ishte përmendur edhe nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti.


(Kosova Sot Online)