Deputeti i LDK’së i reagon Haki Abazit

  • 15 dhjetor 2019 - 22:57
Deputeti i LDK’së i reagon Haki Abazit

Deputeti i LDK’së, Shpend Manaj, i ka reaguar Haki Abazit për postimin e tij të mëhershëm ku thoshte se LDK’së do i takonte posti i presidentit po t’i kishte fituar zgjedhjet e 6 tetorit. Abazi kujtoi rastin e Ibrahim Rugovës në vitin 2001 kur LDK mori edhe postin e presidentit.

“LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK”, ka thënë Manaj.

“Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë. Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet”

Mirëpo, Manaj përsëri ka kthyer idenë e Agim Veliut në tavolinë që postet të ndahen ndryshe.

“Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit ( edhepse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione). Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje!” 

(Kosova Sot Online)