Mëngjesi e zbardh Prishtinën me ajër të ndotur

  • 16 December 2019 - 08:59
Mëngjesi e zbardh Prishtinën me ajër të ndotur

Prishtinasit që me mëngjes janë përballur me ndotje të lartë të ajrit.

Qyteti i Prishtinës edhe të hënën vazhdon të ketë ndotje të lartë të ajrit.

Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane për cilësinë e ajrit, në ora 07:00 kur është bërë publikimi i fundit, ndotja e ajrit ka arritur shkallën 168.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë e pashëndetshme.

Po ashtu këshillohet që personat që kanë probleme respirative, kronike, probleme me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet t’ju shmangen daljeve në natyrë.

Në asnjë mënyrë as fëmijët nuk duhet të ekspozohen në këtë shkallë të ndotjes së ajrit, sepse si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit që kanë probleme shëndetësore të lartcekura, ndikon në përkeqësimin e shëndetit të tyre.

(Kosova Sot Online)