Barack Obama propozon që bota të udhëhiqet nga gratë: Problemet vijnë nga burrat

  • 16 December 2019 - 10:59
Barack Obama propozon që bota të udhëhiqet nga gratë: Problemet vijnë nga burrat

Nëse gratë do ta udhëhiqnin çdo vend në botë do të kishte përmirësim të përgjithshëm në standardin e jetës dhe në të ardhura, ka thënë ish presidenti amerikan Barack Obama.

Duke folur në Singapor, ai tha se gratë nuk janë të përsosura, por janë “padiskutueshëm më të mira” se burrat.

Ai tha se shumica e problemeve të botës vijnë nga njerëzit e moshuar, shumica burra, që mbajnë pozita pushteti.

Presidenti i 44 i ShBA-ve foli edhe për polarizimin politik dhe përdorimin e mediave sociale për të shpërndarë gënjeshtra.

“Tash gratë, veç dua t’iu them atyre se, nuk jeni të përsosura, por ajo çka mund të them është se padiskutueshëm jeni më të mira se ne [burrat].”

“Jam absolutisht i bindur që për dy vjet, nëse çdo vend në tokë udhëhiqet nga gratë, do të shihni përmirësim domethënës për gjithçka… standarde të jetesës dhe të ardhura.” – tha ai.

Kur u pyet se a do ta konsideronte një rikthim në lidershipin politik, presidenti u përgjigj se besonte që liderët duhej të tërhiqeshin nga pozita me kohë, , shkruan BBC.

“Është e rëndësishme që liderët politikë t’i përkujtojnë vetes se janë në pozitë për të bërë punën, por nuk janë aty për gjithë jetën, ju nuk jeni aty që ta bëni veten të duket i rëndësishëm.” – shtoi më tej ai.

Obama kishte shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej vitit 2009 e deri në vitin 2017.

(Kosova Sot Online)