Gjilan: Arrestohet një person nën dyshimet se dhunoi një vajzë

  • 16 December 2019 - 11:55
Gjilan: Arrestohet një person nën dyshimet se dhunoi një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimet se i njëjti ka dhunuar seksualisht një vajzë.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nëntor – dhjetor të këtij viti, derisa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)