Dhëndri dha versionin e tij, reagojnë prindërit e nuses 19-vjeçare që vdiq 5 ditë pas dasmës: Nuk e besojmë, ne…

  • 16 December 2019 - 12:12
Dhëndri dha versionin e tij, reagojnë prindërit e nuses 19-vjeçare që vdiq 5 ditë pas dasmës: Nuk e besojmë, ne…

Nderkohe qe vdekja e nuses se re Rezarta Hajdari, 19-vjecares qe nderroi jete ne shtrat, vetem 5 dite pasi kishte bere dasmen, mbetet ende e mbushur me mister, prinderit e saj nuk besojne ne ngjarje aksidentale sic ka thene dhendri dhe bejne apel te forte per drejtesi. 

Ata duan te dine pse vdiq vajza e tyre vetem 5 dite pasi e percollen nuse ne shtepine e burrit, Olsi Hajdarit, i cili tashme ka dale nga spitali, ku shkoi ne gjendje te rende dhe me shenja te qarta helmimi. 

Gazetarja e “Panorama” raporton se pas dyshimeve te forta qe ngriti qe ne fillim vellai i viktimes, edhe prinderit e saj sot kane dale me disa deklararta. 

“Nuk besojme fare ne ngjarje aksidentale, shteti duhet te hetoje ngjarjen dhe te na jape pergjigje pse vdiq vajza jone”, – thone ata, duke shprehur hapur mosbesim ne variantin qe dha dhendrri Olsi, qe kishin vene mangall ne dhome per t’u ngrohur e me pas nuk kuptoi me asgje se cfare ndodhi.

“Nuk e besojme fare kete variant, ne do te bejme kallezim ne prokurori”- kane thene prinderit e te ndjeres.

Pas dy ditësh në koma, Olsi vetëm dy dite me pare ka mundur të ndërgjegjësohet.

“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital, se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai.

(Kosova Sot Online)