Aksident trafiku në Sllatinë, një person i lënduar

  • 16 December 2019 - 12:17
Aksident trafiku në Sllatinë, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Sllatinë, ku një person ka pësuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Sllatinë të Fushë Kosovës, në mes të një veture dhe një lokomotive.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i veturës i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)