Istog: Sulmon një grua në lokal, arrestohet i dyshuari

  • 16 December 2019 - 12:59
Istog: Sulmon një grua në lokal, arrestohet i dyshuari

Policia në Istog ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Vrellë të Istogut, ku dyshohet se burri ishte në gjendje të dehur kur ka sulmuar fizikisht viktimën në një lokal.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)