Selia e LDK’së, kryetarët e degëve shkojnë te Isa Mustafa

  • 16 December 2019 - 14:44
Selia e LDK’së, kryetarët e degëve shkojnë te Isa Mustafa

Në Selinë Qendrore të LDK’së në Prishtinë ka nisur takimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarët e degëve.

Media ka raportuar sot se kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thirrur në një takim urgjent kryetarët e degëve të partisë së tij, derisa, me të njëjtit do të diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe bisedimet për koalicion me VV-në.

Sipas këtij burimi, Mustafa i ka ftuar kryetarët e degëve për të folur për zhvillimet e fundit si dhe bisedimet me partinë e Albin Kurtit. Gjithashtu, edhe për përgatitjet për shënimin e 30 vjetorit të formimit të LDK-së.
Të shtunën ndërkaq për të folur për koalicionin me VV-në, Mustafa e thirri në mbledhje urgjente edhe kryesinë e partisë.

Aty bëhet e ditur se lideri i LDK-së, ka njoftuar se si parti nuk do të heqin dorë nga pozita e presidentit si pjesë e marrëveshjes me VV-në.

(Kosova Sot Online)