Vazhdojnë grevat e punëtorëve në Francë

  • 16 December 2019 - 15:17
Vazhdojnë grevat e punëtorëve në Francë

Tensionet mes qeverisë franceze dhe sindikatave të punëtorëve për reformën pensionale ishin të larta të hënën, përderisa vendi u fut në ditën e 12-të të grevës masive në sektorin e transportit publik. Të dyja palët e kanë fajësuar njëra-tjetrën për gjendjen e krijuar dhe nuk po heqin dorë nga qëndrimet e tyre.

Propozimi për reformën në pensione, i dorëzuar nga kryeministri Edouard Philippe, do t’i bashkonte 42 skemat e ndryshme pensionale në një sistem të vetëm. Me këtë plan parashihet tërheqja e të drejtës për pensionim të hershëm dhe kjo pikë është kundërshtuar ashpër nga punëtorët e sektorit publik.

Kryemnistri Philippe i zemëroi sindikatat e punëtorëve me propozimin që personat që dalin në pension në moshën 62-vjeçare të marrin pension më të vogël sesa ata që vendosin të punojnë për dy vjet më shumë.

Vetëm dy nga 16 linjat e transportit publik funksionuan të dielën, ndërsa shumica e shërbimeve kombëtare të hekurudhave janë anuluar.

Sindikatat paralajmëruan protestë masive për të martën. Pritet që në këtë tubim të marrin dhjetëra mijëra persona të punësuar në sektorë të ndryshëm, përpos transportit hekurudhor.

Qeveria e ka arsyetuar reformën pensionale me trajtimin e barabartë të të gjithë punëtorëve dhe qëndrueshmërinë financiare, shkruan “France24”

(Kosova sot Online)