Polici në Malin e Zi u vra nga shqiptarët, dy djemtë dhe nëna janë nga Kopliku

  • 16 December 2019 - 15:54
Polici në Malin e Zi u vra nga shqiptarët, dy djemtë dhe nëna janë nga Kopliku

Tre shtetas nga Shqipëria kanë vrarë me armë zjarri policin e Malit të Zi Millutin Lekoviq Ngjarja ka ndodhur në Igalo në afërsi të qytetit Herceg Novi.

Mediat malazeze raportojnë se tre shtetas që fillimisht nuk kanë pasur me vete dokumenta identifikues kanë deklaruar se janë nga Kosova.

Nga raporti i policisë malazeze mësohet se Luan Hasanaj 43 vjec është autor i vrasjes së policit 41 vjecar Millutin Lekoviq, ndërsa në momentin e ndalimit të tyre kanë qenë edhe dy shtetas tjerë nga Shqipëria Lulëzim Hasanaj 49 vjec dhe Nure Hasanaj 67 vjece.

Në momentin e ndalimit këta shtetas kanë deklaruar se nuk posedojnë me vete mjete identifikimi dhe se janë nga Kosova.

Nga ana tjetër mësohet se tre shtetasit janë ulur në pjesën e pasme të mjetit të policisë dhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë së Herceg Novit, shtetasi shqiptar Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41 vjecarin Millutin Lekoviq, i cili ka ndrruar jetë në spitalin e Risanit.

Nga të dhënat mësohet se shtetasi Luan Hasanaj është i kërkuar nga autoritetet shqiptare për “tentativë vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Pasi ka qëlluar efektivin që mësohet se është pjesë e policisë kufitare të Malit të Zi Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj janë larguar ndërsa janë arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me policinë malazeze teksat këta tre tentuan të kalonin në Kroaci në vendin e quajtuar Fusha e Sutorinit. Gjithashtu mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur në dorë edhe shtetasi Luan Hasanaj.

Tre shtetasit Shqiptar janë arrestuar ditën e dielë rreth orës 17:00 ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Igalo të Malit të Zi rreth 5 km larg kufirit kroat.

(Kosova Sot Online)