Vjen akuza e rëndë: Ja pse Hashim Thaçi është ‘peng’ i Serbisë

  • 17 December 2019 - 07:39
Vjen akuza e rëndë: Ja pse Hashim Thaçi është ‘peng’ i Serbisë

“Unë mendoj se kjo bëhet me qëllime të caktuara, sepse Serbia ka arritur që t’i kape disa nga figurat kyçe te politikës Kosovare, duke filluar nga presidenti Thaçi, të cilin si duket e ka kapur në flagrancë në ndonjë, apo në shumë veprime të tija, prandaj është në atë gjendjen sikur të ja vendosë frerin dhe ashtu si e tërheq Serbia për freri ky është i detyruar që të ecë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori universitar, Jeton Kelmendi e fajëson kreun e shtetit, Hashim Thaçin si njeriun kryesor përgjegjës për hapjen e derës, që spiunët e shërbimit sekret serb BIA, të futen nëpër institucionet e Kosovës.

Këtë akuzë, Kelmendi e bën pas lajmit se për deputet të Kuvendit të Kosovës është certifikuar dhe së fundi regjistruar edhe Branislav Nikoliq, ish këshilltar i Presidentit, Hashim Thaçi, i cili u shkarkua pasi u raportua se kishte qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA).

Sipas profesor Kelmendit, kjo mundësi është krijuar duke instaluar ish shërbëtor të UDB-së edhe në AKI, dhe duke mos e bërë Ligjin e lustracionit tash e 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se procesi i lejimit të njerëzve të njerëzve të Vuqiqit dhe të Serbisë, në institucionet e Kosovës është një gaf dhe një gabim i madh, dhe në këtë aspekt mendoj se po dështon tepër rëndë AKI-ja e cila për fat të keq shpesh herë ka ditur edhe të përfshihet nga skandalet, të drejtohet edhe vetë nga njerëzit e dyshimtë, sikur që ishte rasti i Shpend Maxhunit i cili iku, e dihet si njeri i cili përflitet madje në tre breza të familjes së tij me njerëz që i kanë shërbyer Serbisë. Prandaj është e natyrshme që këta njerëz të lejohen të futen nëpër institucione, sikur që ishte rasti i ish këshilltarit të Presidentit Hashim Thaçi e shumë të tjerë. Unë mendoj se kjo behet me qëllime të caktuara, sepse Serbia ka arritur që t’i kapë disa nga figurat kyçe të politikës kosovare, duke filluar nga presidenti Thaçi, të cilin si duket e ka karur në flagrancë në ndonjë, apo në shumë veprime të tija, prandaj është në atë gjendjen sikur të ja vendosë frerin dhe ashtu si e tërheq Serbia për freri ky është i detyruar që të ecë”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, në këtë plan ka shkuar edhe projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës, për të cilin projekt një nga “papagallit” kryesor sipas Kelmendit, ishte presidenti Hashim Thaçi, dhe në këtë kontekst ia tërheq frejt edhe për futjen e sa më shumë njerëzve të vetë në institucionet e rëndësishme të Kosovës.

“Unë mendoj se tani ky legjislacion i ri duhet përfundimisht që ta harton ligjin e lustracionit, sepse nuk duhet të lejohen të punojnë në institucionet e shtetit njerëzit që nuk e plotësojnë kushtin kryesor, që nuk kanë biografi të pastër, e sidomos për institucionet më të rëndësishme, sikur që është puna e AKI-së dhe institucionet tjera të sigurisë dhe më pas, me miratimin e ligjit, vetë ky institucion, AKI-ja duhet të ndihmon në korrektimin e figurave dhe mbikëqyrje te secilit njeri që ushtron poste publike, duke përfshirë këtu të gjitha përkatësitë etnike, edhe shqiptarët, edhe serbët dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në shtetin e Kosovës”, përfundoi Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)