Mustafa thërret KP të LDK’së për të diskutuar koalicionin “e mundshëm” me Vetëvendosjen

  • 17 December 2019 - 11:44
Mustafa thërret KP të LDK’së për të diskutuar koalicionin “e mundshëm” me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të njoftojë edhe Këshillin e Përgjithshëm të partisë për zhvillimet e bisedimet për koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje.

Ashtu siç paralajmëroi edhe dje pas takimit me kryetarët e degëve, lideri i LDK’së, Isa Mustafa, për nesër është paraparë që të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Mbledhja do të mbahet nesër në ora 14:30 në selinë e partisë. 

Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Kujtojmë që dje për këtë temë, Mustafa i ka thirrur edhe kryetarët e degëve, derisa, gjatë së shtunës është takuar me kryesinë.

(Kosova Sot Online)