Aksident i rëndë, përplaset për vdekje këmbësori 23-vjeçar. Dalin detajet e para

  • 17 December 2019 - 11:45
Aksident i rëndë, përplaset për vdekje këmbësori 23-vjeçar. Dalin detajet e para

Nje aksident i rende i ka marre jeten nje te riu vetem 23-vjecar. Policia ben me dije se aksidenti ndodhi ne Larushk, Krujës dhe viktime mbeti shtetasi A.M., 23 vjeç.

Ai u perplas per vdekje nga nje mjet tip “Mitsubishi”, qe drejtohej nga shtetasi me iniciale  R.K., 41 vjeç.

“Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”- njofton policia.

Krujë/Informacion Paraprak

Me datë 17.12.2019, në Larushk, Krujë, shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.