Ambasadori gjerman politikanëve kosovarë: Qytetarët meritojnë më tepër

  • 17 December 2019 - 13:23
Ambasadori gjerman politikanëve kosovarë: Qytetarët meritojnë më tepër

Koalicioni “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur konferencën “Procesi Zgjedhor 2019: Mësimet e mësuara dhe rruga përpara”.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se procesi zgjedhor ka qenë mirë i organizuar, edhe pse thotë se ka hapësirë për përmirësime, ngase qytetarët meritojnë më shumë.

Ai më tej ka shtuar se procesi zgjedhor ka marrë shumë kohë dhe se vendin e presin shumë detyra. 

“Falënderimi shkon të vullnetarët dhe të gjitha OJQ-të sepse kanë bërë aktet e tyre në ditën e zgjedhjeve. Kam parë që të gjitha qendrat kryesore dhe një në Mitrovicën e Veriut ka qenë mahnitëse. Mendoj mbi të gjitha këto rekomandime nuk do të dallojnë nga rekomandimet paraprake”.

“Dëshira ime do të ishte që ne nga komiteti ndërkombëtar që tashmë Kuvendi i ardhshëm të angazhohet brenda këtyre rekomandimeve. Ka shumë detyra që na presin. Dita e zgjedhjeve ka qenë mjaft ditë e mirë për Kosovën”.

“Ka hapësirë për përmirësim. Një profesionalizëm brenda stafit dhe qendrave të votimit duhet të ishte dhe është një ndihmesë shumë e madhe. Askush nuk mund të mohojë që procesi ka marrë shumë kohë. Unë mendoj që ka vend për përmirësim dhe qytetarët e meritojnë këtë sepse ata kanë treguar përgjegjësi dhe ky proces ka treguar se sa larg ka mbërri Kosova 11 vjet larg pavarësisë”.

(Kosova Sot Online)