Pas dorëheqjes nga PSD, kërkohet shkarkimi i Shpend Ahmetit

  • 18 December 2019 - 07:40
Pas dorëheqjes nga PSD, kërkohet shkarkimi i Shpend Ahmetit

“Shpend Ahmeti ka bëre mirë që ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë. Tani unë mendoj që do të ishte edhe më mirë, në qoftë se Shpend Ahmeti dorëzohet totalisht dhe vendos ta lëshoj frontin në politikë duke dhënë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të Prishtinës, për shkak se gjatë mandatit të tij më shumë i ka sjellë dëme Prishtinës se sa rregullime dhe përmirësime për jetën e qytetarëve në kryeqytet”, tha Grapci për Kosova Sot Online”.

Pas debaklit që e pësoi në zgjedhjet e 6 tetorit, kryetari i Komunës së Prishtinës dhe i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë, ku në vend të tij është zgjedhur Dardan Molliqaj.

Dështimi në qeverisjen e mirë premtuar të komunës së Prishtinës nga Shpend Ahmeti, sipas analistëve politik më së miri u dëshmua me marrjen e ndëshkimit nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas analistit politik, Dardan Grapci, reflektimi i vetëm pozitiv i Shpend Ahmetit, në këtë humbje të dyfishtë është vendimi i tij që të tërhiqet nga pozita e kryetarit të PSD-së.

Mirëpo kjo sipas Grapcit nuk mjafton, sepse i dështuari dhe i dënuari me votë nga qytetarët, duhet ta lirojë sa më shpejtë edhe pozitën e kryetarit të Prishtinës.

Image
Dardan Grapci

“Shpend Ahmeti ka bëre mirë që ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë. Tani unë mendoj që do të ishte edhe më mirë, në qoftë se Shpend Ahmeti dorëzohet totalisht dhe vendos ta lëshoj frontin në politikë duke dhënë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të Prishtinës, për shkak se gjatë mandatit të tij më shumë i ka sjellë dëme Prishtinës se sa rregullime dhe përmirësime për jetën e qytetarëve në kryeqytet”, tha Dardan Grapci për Kosova Sot Online”.

Mirëpo nëse ai mashtrohet, dhe nga lakmia për pushtet vazhdon ta mbaj kinse si i paanshëm pozitën e kryetarit të Prishtinës, atëherë do të duhej shkarkuar me votën e asamblesë komunale, duke vepruar ashtu sikur që e parasheh ligji.

“Por nëse ndodhë që Shpend Ahmeti të refuzon të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të Prishtinës vullnetarisht, ai duhet urgjentisht shkarkohet nga votat e asamblistëve që janë brenda komunës”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)