Alarmuese: Kosova rrezikon të shkojë drejt falimentimit?

  • 18 December 2019 - 07:44
Alarmuese: Kosova rrezikon të shkojë drejt falimentimit?

“Falimentimi kombëtar si shënjestër dhe tregues faktik, ka atë të largimit dhe të boshatisjes se shtetit dhe të atdheut nga shtetasit dhe qytetarët e tij, gjë e cila për tradhtinë më të lartë kombëtare që ka bërë politika dhe pushtetarët e Kosovës, ashtu sikurse edhe ata të Shqipërisë, për faj të të cilëve Shqipëria sot gjendet buzë falimentimit kombëtar”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Duke parë dhe analizuar periudhën prej dy dekadash në liri, në rrugëtimin për zhvillim dhe shtetndërtimin e ri të Kosovës, por të dështuar dhe të pamundësuar nga kapja prej rrjeteve të krimit të organizuar dhe mafisë politike, eksperti i së drejtës dhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike, Skënder Kapiti ndez alarmin për rrëshqitjen akoma më të thellë të Kosovës në krim të organizuar, në vitin që po vjen, për shkak se në vend të instalimit sado pak të shtetit të së drejtës, demokracia e brishtë dhe e njomë kosovare po vazhdon të jetë e kontrolluar nga bandat politike dhe nëntoka kriminale.

Sipas Kapitit, nëse rezistenca qytetare ndaj këtij rrjeti kriminal rezulton të jetë e pa mundur dhe e humbë betejën, atëherë shteti i ri i Kosovës rrezikon të shkon drejtë falimentimit të pa kthyeshëm.

Image
Skender Kapiti

“Sot Shteti, politika dhe shoqëria në Kosova janë apatike dhe nuk funksionojnë . Ky mos funksionim i sistemit vjen prej një arsye kryesore e cila është si realitet dhe si fakt, dhe ky është: mos funksionimi i ligjit dhe i drejtësisë në Kosovë. Kur nuk funksionon ligji dhe drejtësia, kjo do të thotë se më mirë funksionon anti ligji, antishteti dhe anarkia, do të thotë se sundojnë oligarkia, mafia, korrupsioni, krimi, hajnia dhe pa përgjegjshmëria. Kjo gjendje përbën rrezik të madh dhe e qon vendin dhe shtetin në falimentim kombëtar”, tha Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

E sipas Kapitit, shenjat e para të fillimit të falimentimit të një shteti shfaqen kur qytetarët fillojnë të largohen nga ai vend, diçka që mjerisht ka filluar të shfaqet në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

“Për shkak të sundimit të të dyja vendeve nga koalicioni i krimit të organizuar dhe pamundësia e kundërvënies së zërit dhe veprimit të forcës kundërshtuese qytetare. Falimentimi kombëtar si shënjestër dhe tregues faktik, ka atë të largimit dhe të boshatisjes se shtetit dhe të atdheut nga shtetasit dhe qytetarët e tij, gjë e cila për tradhtinë më të lartë kombëtare që ka bërë politika dhe pushtetarët e Kosovës ,ashtu sikurse edhe ata të Shqipërisë, për faj të të cilëve Shqipëria sot gjendet buzë falimentimit kombëtar”, përfundoi analisti politik dhe njohësi i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)