Arrestohen gjashtë të mitur në Gjilan, nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në një market

  • 18 December 2019 - 09:47
Arrestohen gjashtë të mitur në Gjilan, nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në një market

 Policia e Kosovës në Gjilan kanë bërë të ditë se kanë arrestuar pesë të dyshuar për veprën penale grabitje.

Një rast  “Grabitje”  kishte ndodhur me 05 dhjetor 2019, në një shitore në rrugën “Raif  Halimi” në Gjilan.

Gjatë këtij rasti dyshohet se tre persona të maskuar nën kërcënim të armës kishin arritur që të “grabisin”, nga kasa e shitores një shumë të konsiderueshme të hollash që gjendeshin aty.

Gjatë bastisjes, së shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë rastit të “Grabitjes”.

Policia e  Kosovës lidhur me rastin ka intervistuar  disa dëshmitar dhe ka grumbulluar prova materiale që besohet se lidhen me rastin. 

Pas arrestimit të pesë (5) personave të dyshuar që të gjithë të mitur shqiptar shtetas të Kosovës, ata janë intervistuar  në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe punëtorëve të Qendrës për punë Sociale , ku janë gjetë prova të qëndrueshme që besohet se të dyshuarit janë të involvuar në veprën penale “Grabitje”.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-departamenti i Krimeve të Renda në Gjilan tre nga pesë të dyshuarit  janë ndaluar për 24 orë.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)