Arrestohen dy persona në aeroportin e Prishtinës nën dyshimin për pjesëmarrje në luftën në Siri

  • 18 December 2019 - 11:02
Arrestohen dy persona në aeroportin e Prishtinës nën dyshimin për pjesëmarrje në luftën në Siri

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit kanë provuar që të ju bashkëngjiten organizatave terroriste.

Ata janë arrestuar dje në Aeroportin e Prishtinës.

Dy të dyshuarit janë dëbuar nga shteti i Turqisë nën dyshimin e bazuar se kanë tentuar të bashkëngjiten me grupet terroriste në Siri.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)