Kurti e pret mbledhjen e Keshillit të LDK’së: Ta shohim a do të betonohen më shume apo...

  • 18 December 2019 - 11:23
Kurti e pret mbledhjen e Keshillit të LDK’së: Ta shohim a do të betonohen më shume apo...

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë sot se mbetet të shihet nëse  thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së nga Isa Mustafa, do të betonojë marrëveshjen për koalicion.

Kurti tha se ai kishte besuar se do të ketë takim me Mustafën këtë javë, mirëpo, shton se nuk do që të ndërhyjë të LDK’ja që sot e ka thirrur mbledhjen e Këshillit.

“Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo, nuk dua që të ndërhy te LDK’ja e cila mësova se ka thirrur nëj mblehje të këshillit të përgjithshëm si organi më i lartë, ne në VV besojmë se thirrja e këshillit në subjektin tonë duhet të mbahet pas marrëveshjes, jo para marrëveshjes”, shton ai. 

Kurti po thotë se partia e tij do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm pas marrëveshjes.

“VV do ta mbaj mbledhjen e këshllit pas marrveshjes, ngelet të shihet sot pasdite, se a është thirrur kjo mbledhje për t’i betuar qëndrimet, apo për ta mundësuar marrëveshjen, besoj se duhet të ketë takime, mirëpo, nuk mund të ketë takime, përderisa thirren organet më të larta të subjektti.

Besoj shpresoj uroj që ashtu qysh ka vendosur populli, ta kemi një qeveri të re nga opozita e deri djeshme që ta çkapim shtetin”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)