Punëtorët teknikë të UP-së kërkojnë paga 350 euro, nesër protestojnë para rektoratit

  • 18 December 2019 - 11:46
Punëtorët teknikë të UP-së kërkojnë paga 350 euro, nesër protestojnë para rektoratit

Përmes një komunikate për media Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kanë paralajmëruar protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë ndaj pagave të ulëta.

“Ju njoftojmë se  punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës dhe punëtorë e sigurimit fizik të UP-së me date 19.12.2019 nga ora 10:00 deri 11:00 do të protestojnë në  shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. Ata kërkojnë pagë 350 euro”, thuhet në komunikatën e Sindikatës.

(Kosova Sot Online)