Prizren: Paraburgim për të dyshuarit për fajde

  • 18 December 2019 - 14:31
Prizren: Paraburgim për të dyshuarit për fajde

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurve me iniciale I.M. dhe M.M. që të dy nga fshati Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit.

Dyshohet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale fajdeja  nga neni 331 para.3. të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të iu llogaritet prej datës së arrestimit,16.12.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 15.01.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1 dhe 1.2., pika 1.2.3 të KPP-së, sepse  duke pasur parasysh peshën e veprës penale të natyrës së rëndë, mënyra se si dyshohet se është kryer kjo vepër ku secili i pandehur veç e veç për qëllime të përfitimit të dobisë pasurore pranojnë apo kontraktojnë shuma jo proporcionale të përfitimit të pasurisë në dëm të dëmtuarit me iniciale B.Q”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas rrethanave të këtij rasti në këtë çështje janë përfshirë dy të pandehur të cilat janë në raporte familjare në mes vete (vëllezër) prandaj sipas këtyre rrethanave  ekziston rreziku  se të pandehurit mund ta pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke tentuar që të ndikojnë tek njëri tjetri për të harmonizuar mbrojtjen e tyre pranë organeve  të ndjekjes penale  si dhe tek i dëmtuari – dëshmitari me iniciale B.Q., pasi që  të pandehurit dhe i dëmtuari do të dëgjohen përsëri në fazat e mëtejme të hetimeve.

(Kosova Sot Online)