Pejë: Roja e sigurimit godet me shufër metalike një person, arrestohet

  • 18 December 2019 - 14:49
Pejë: Roja e sigurimit godet me shufër metalike një person, arrestohet

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka goditur me shufër metalike një person tjetër

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Elliot Engel” në Pejë. I dyshuari derisa ishte në vendin e tij të punës si roje sigurimi, pas një mosmarrëveshje ka goditur me shufër metalike viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. 

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)