Kjo është kërkesa e radhës për Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 18 December 2019 - 16:01
Kjo është kërkesa e radhës për Vetëvendosjen dhe LDK-në

“Mos respektimi i ligjeve dhe mos-zbatimi i tyre nuk është një fenomen i ri, kjo ka ndodhur edhe ne përpara, sidomos gjatë kohës se ish-Jugosllavisë e deri me sot. Por problemi kryesor që nga viti 2000 jo vetëm që po bëhet shkelja e ligjeve por as Gjykatat nuk po funksionojnë sipas ligjit, prandaj shkelja e të drejtave të njeriut ka ndodhur gjithmonë sidomos në kontekst me sektorin privat, më shumë se sa në kontekstin ne rastet që kanë qenë dhe janë në atë shtetëror dhe institucional”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti i njohur i fushës së të drejtës dhe ekonomisë, Dardan Grapci, e sheh me shqetësim të madh ngecjen e zbatimit të ligjit dhe kushtetutës në Kosovë, sidomos në këtë periudhën e pash shpalljes së pavarësisë, ndonëse ky fenomen e ka kontinuitetin e vetë të mbrapsht, që bartet nga sistemi i kaluar në gjithë këtë periudhë kohore 20 vjeçare të pas luftës, pa asnjë ndryshim pozitiv.

Sipas Grapcit, nga mos sundimi i ligjit dhe nga mungesa e drejtësisë së pavarur dhe profesionale, shteti i ri i Kosovës është bërë model për të keq i shkeljes së të drejtave të njeriut, për çka askush nuk po dënohet për mos respektim të ligjeve.

Image
Dardan Grapci

“Mos respektimi i ligjeve dhe mos-zbatimi i tyre nuk është një fenomen i ri, kjo ka ndodhur edhe ne përpara, sidomos gjatë kohës se ish-Jugosllavisë e deri me sot. Por problemi kryesor që nga viti 2000 jo vetëm që po bëhet shkelja e ligjeve por as Gjykatat nuk po funksionojnë sipas ligjit, prandaj shkelja e të drejtave të njeriut ka ndodhur gjithmonë sidomos në kontekst me sektorin privat, më shumë se sa në kontekstin ne rastet që kanë qenë dhe janë në atë shtetëror dhe institucional. Kështu është e pritshme që të vazhdoj edhe në të ardhmen, sepse po i zihet fryma sektorit privat të biznesit nga ane e mafio politikës dhe krimit të organizuar, të lidhur me sektorin publik”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti Grapci kërkon që kjo traditë e mbrapsht e mos funksionimit të shtetit të së drejtës, të merr fund me ndryshimet në qeveri, nëse arrin të bëhet koalicioni i ri qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së. 

“Dy subjekte politike që gjatë fushatës kryefjalë e kanë pasur zotimin në emër të sundimit të ligjit dhe të së drejtës, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, dhe respektim të lirive e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa dallim. Tani kur shtrohet pyetja se çka duhet të bëjmë që të ndalen këto shkelje, mendoj se përgjigja e kësaj pyetje është shumë e thjeshtë: kur institucionet siç janë : gjykatat, policia, sektori publik dhe ai privat, punëdhënësit publik dhe ata privat etj, të cilët e kanë shkelur ligjin duhet të dënohen, ku pas këtyre populli do e kupton që nëse e shkeli ligjin unë do dënohem, prandaj nuk e kanë pasur keq pleqtë keq përpara kur thoshin, fëmija mëson prej prindërit, e këtu duhet që populli të mësoj prej atyre që vetë e kanë shkruar dhe amandamentuar ligjin, ndryshe pse po i dënojnë qytetarët për shkelje të ligjit, e vetë po e bëjnë atë çdo ditë”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)