Shifrat alarmante, ndizet alarmi i rëndë për Kosovën

  • 19 December 2019 - 07:46
Shifrat alarmante, ndizet alarmi i rëndë për Kosovën

“Dy të tretat e gjithsej popullsisë së Kosovës përbëjnë 1 milionë e 207 mijë e 617 persona nga numri i përgjithshëm i popullsisë kosovare në moshë pune, pra rreth 505 mijë e 936 prej tyre janë fuqi punëtore ndërsa 701 mijë e 681 apo 58.1 për qind nuk janë persona ekonomikisht aktivë, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar. Kjo është një gjendje që duhet ta shqetëson dhe alarmon seriozisht qeverinë në ardhje”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë të vitit 2019, ku thuhet se pothuajse dy të tretat e popullsisë së Kosovës është në moshë pune, ku përfshihen moshat prej 15 deri në 64 vjeçare. E dy të tretat e gjithsej popullsisë së Kosovës përbëjnë 1 milionë e 207 mijë e 617 persona nga numri i popullsisë kosovare që janë në moshë pune. Prej tyre, rreth 505 mijë e 936 janë fuqi punëtore, ndërsa 701 mijë e 681 apo 58.1 për qind nuk janë persona ekonomikisht aktivë, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar.

E pas publikimit të rezultateve më të reja të Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë të vitit 2019 nga ana e ASK-së, kanë reaguar analistët politikë të cilët gjendjen e konstatuar nga ky agjencion, e vlerësojnë si dështim të të gjitha qeverisjeve të deritanishme në zhvillimin e vendit, madje me trendë të përkeqësimit dhe jo të përmirësimit të saj.

Kështu tha për “Kosova Sot Online” analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë të vitit 2019, ka dhënë një pasqyrë shqetësuese për gjendjen e incizuar në teren sepse të dhënat që i kemi parë aty flasin se shtresa me aktive e popullatës për punë, ajo që mundë të jetë më produktivja, pret pa shpresë për një vend pune, e aty përfshihen moshat prej 15 deri në 64 vjeçare, gjë që flet dhe vërteton se pothuajse dy të tretat e popullsisë së Kosovës është në moshë pune”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, ky raport i institucionit të lartë të shtetit, nuk jep fare shpresa për ndryshim të shpejtë të gjendjes në aspektin pozitiv të zbutjes së papunësisë, prandaj për qeverinë në ardhje është një paralajmërim serioz që të merret me urgjencë për rishikimin e politikave zhvillimore të vendit dhe përmirësimin e kushteve në tregun e punës, stimulimin e bizneseve për zgjerim dhe punësime të reja në sektorin privat.

“Dy të tretat e gjithsej popullsisë së Kosovës përbëjnë 1 milionë e 207 mijë e 617 persona nga numri i përgjithshëm i popullsisë kosovare në moshë pune, pra rreth 505 mijë e 936 prej tyre janë fuqi punëtore ndërsa 701 mijë e 681 apo 58.1 për qind nuk janë persona ekonomikisht aktivë, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar. Kjo është një gjendje që duhet ta shqetëson dhe alarmon seriozisht qeverinë në ardhje”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ndaj siç po vazhdon të mbetet trendi i shkallës së popullsisë jo aktive për punë, më e lartë sesa përqindja e të punësuarve në Kosovë, sipas Qarrit nuk jep shpresë për ndryshim të shpejtë në aspektin e zbutjes së papunësisë.

“E gjitha kjo nënkupton se për 20 vite rresht asnjë qeveri nuk punoi për të forcuar sektorin privat ku do të kishte konkurrencë të mirëfilltë dhe do të hapeshin vende të reja të punës, por përkundrazi krijuan monopole kriminale duke zhvatur qytetarët dhe buxhetin e Kosovës vetëm për mafio-oligarkët, që pasuritë e zhvatura dhe të vjedhura në mënyrë kundërligjore, t’i dërgojnë dhe fshehin, pa asnjë pengesë në parajsa fiskale”, përfundoi Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)