Reuters bën përzgjedhjen: Ja foto e vitit 2019 nga Shqipëria

  • 19 December 2019 - 11:58
Reuters bën përzgjedhjen: Ja foto e vitit 2019 nga Shqipëria

Agjencia e njohur mediatike, Reuters ka bërë përzgjedhjen e fotove të vitit 2019 nga çdo vend.

Për Shqipërinë, agjencia ka zgjedhur si foto të vitit, një moment nga protestat e opozitës gjatë gjysmës së parë të vitit që po mbyllim.

Protestat e opozitës sensibilizuan komunitetin ndërkombëtar për problemin e zgjedhjeve të lira në vend.

Ndërkohë një vit më parë, Reuters përzgjodhi si foto të vitit një tjetër protestë të opozitës shqiptare, këtë herë në parlament.

Bëhet fjalë për sulmin me miell ndaj kryeministrit Edi Rama.

(Kosova Sot Online)