Kurti viziton zyrtarët për punë të jashtme në Itali, thotë se u përball me shumë pyetje

  • 19 December 2019 - 13:18
Kurti viziton zyrtarët për punë të jashtme në Itali, thotë se u përball me shumë pyetje

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka shkuar për qëndrimin njëditor në Romë, ku takoi kryetarë të Komisioneve për punë të jashtme dhe të mbrojtjes në Itali.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qëndrimin njëditor në Romë, e ka filluar me takimin në Parlamentin Italian ku u prita në një dëgjim nga kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes.

“Qëndrimin njëditor në Romë, e fillova me takimin në Parlamentin Italian ku u prita në një dëgjim nga kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes, znj. Marta Grande dhe z. Gianluca Rizzo. Në këtë dëgjim ishin të pranishëm edhe rreth 15 deputetë të tjerë të këtyre dy komisioneve e nga parti të ndryshme. Prezantimi im u përqendrua në programin qeverisës zhvillimor që ne kemi si dhe në shpjegimin e gjendjes socio-ekonomike dhe të rrethanave gjeopolitike ku ndodhet Kosova.

Kurti tregon se me çfarë pyetjesh u përballë nga italianët: 

“Më pas pyetjet e tyre ishin të shumta e për tema të ndryshme: investimet nga mërgata, të drejtat e pakicave, rëndësia e KFOR-it, lidhja me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, krimet e luftës, korrupsioni i paqes etj”, ka shkruar Kurti, postimin e plotë të të cilit, mund ta lexoni në vazhdim:

Prezantimi im u përqendrua në programin qeverisës zhvillimor që ne kemi si dhe në shpjegimin e gjendjes socio-ekonomike dhe të rrethanave gjeopolitike ku ndodhet Kosova. Më pas pyetjet e tyre ishin të shumta e për tema të ndryshme: investimet nga mërgata, të drejtat e pakicave, rëndësia e KFOR-it, lidhja me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, krimet e luftës, korrupsioni i paqes etj.

Në fund, i ftova përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm dhe u pajtuam që në legjislaturën e shtatë ta avansojmë grupin e miqësisë Kosovë-Itali”.

(Kosova Sot Online)