Shkrimtari hebre për Serbinë: Jetojmë në gjendje në mes shtëpisë publike dhe çmendinës

  • 19 December 2019 - 13:20
Shkrimtari hebre për Serbinë: Jetojmë në gjendje në mes shtëpisë publike dhe çmendinës

Intelektuali dhe shkrimtari serb Filip David ka thënë se serbët jetojnë në gjendje në mes shtëpisë publike dhe çmendinës, si dhe që shoqëria e tyre është e bazuar në gënjeshtra, shoqëri pa shpresë të vërtetë.

“Kjo botë e jona ku po jetojmë është shndërruar në njëfarë gjendje nebuloze në mes shtëpisë publike dhe çmendinës. Shtëpi publike, janë këto emisione “reality” me përmbajtje pornografike të cilët po emetohen ditë e natë, ballinat e gazetave tabloide, ndërsa çmendina është ajo çfarë po ndodhë në jetën tonë politike, atmosfera në Kuvend, afera të ndryshme të cilat po mbesin të pandriçuara”, ka thënë David në një intervistë për gazetën serbe “Vreme”.

Ai ka theksuar se është i kot betimi për ardhmëri evropiane nëse kjo ardhmëri ndërtohet në gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra.

“Shoqëria e themeluar në gënjeshtra është shoqëri pa dinjitet dhe moral, pa shpresë të vërtetë. Pa moral dhe etikë nuk ka shoqëri stabile. Gjithçka qëndron në këmbë të qelqit, politika, ekonomia, ardhmëria e shtetit”, ka thënë David. 

Ai ka thënë se nuk pajtohet me bojkotimin e zgjedhjeve, duke pretenduar se është i bindur se bojkotimi nuk është mënyra më e mirë e kundërshtimit të këtij regjimi.

“Jam i bindur se bojkoti sjellë deri në vetë shkatërrim të opozitës dhe paraqet dorëzimin para betejës kryesore zgjedhore. Çfarë do të kishte dëshiruar partia në pushtet më shumë se kjo? Edhe në parlamentin e ri të Lukashenkos nuk ka asnjë deputet opozitar. A po mërzitet dikush për këtë?”, ka thënë intelektuali serb.

Ai ka thënë se nuk është e qartë se çfarë fitohet me bojkotim, por është e sigurt se humbet edhe ajo pak çfarë ka opozita, por me rëndësi: disa qytete në brendi të vendit, disa komuna të Beogradit, zëri në Kuvend, ai i cili është, ndihma financiare të cilët e jep shteti për parti parlamentare”.

“Të angazhohet e gjithë energjia në përmirësimin e kushteve zgjedhore, kjo është detyrë e shenjtë”, ka thënë Filip David.

(Kosova Sot Online)