Gardiani i burgut vret me armë dy të rinj brenda poliklinikës së qytetit, ja emrat

  • 19 December 2019 - 13:24
Gardiani i burgut vret me armë dy të rinj brenda poliklinikës së qytetit, ja emrat

Shkon ne dy numri i viktimave te ngjarjes se rende qe ndodhi kete mesdite ne Patos.

Nje person nderroi jete ne vend, i qelluar me arme nga shtetasi Martin Skendaj, nderkohe qe me pas, nderroi jete ne spital edhe personi tjeter qe mbeti i plagosur.

Sipas te dhenave te para ne vendngjarje nderroi jete shtetasi me iniciale Elis Kapaj, 22 vjec, banues në Kashisht, Patos.

Nderkohe qe ne duart e bluzave te bardha humbi jeten shtetasi Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në Kuqar. 

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te kesaj ngjarjeje te rende, nderkohe qe njoftoi se ka arrestuar autorin e krimit, shtetasin Martin Skendaj.

“Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur”- njoftoi policia, fill pas ngjarjes. Por me pas, nga spitali u konfirmua se i plagosuri nderroi jete ne spital, duke mos i mbijetuar dot plageve te renda qe kishte marre.

(Kosova Sot Online)