Istog: Arrestohen një grua dhe një burrë për marrje me prostitucion

  • 19 December 2019 - 13:30
Istog: Arrestohen një grua dhe një burrë për marrje me prostitucion

Policia në Istog ka arrestuar dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion

Rasti ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Komunës së Istogut, ku janë arrestuar një grua dhe një burrë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”. 

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore për Kundërvajtje, rasti shkon në procedurë të rregullt gjyqësore.

(Kosova Sot Online)