Krimi në Patos, autori s’pranonte lidhjen e motrës, vret të dashurin dhe shokun e tij

  • 19 December 2019 - 15:13
Krimi në Patos, autori s’pranonte lidhjen e motrës, vret të dashurin dhe shokun e tij

Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë në Patos.

Ngjarja e rëndë ndodhi në poliklinikën e këtij qyteti.

Autori i dyshuar i krimit, Martin Skëndaj, 22 vjeç, kishte shkuar brenda në qendër shëndetësore për t’u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rapaj, ku ky i fundit ishte i dashuri i motrës së tij.

Pasi kanë debatuar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt, si dhe shokut të tij Elis Kapaj.

Ky i fundit humbi jetën në vend, ndërsa Rapaj pak minuta më vonë në spitalin e Fierit.

Motra e autorit të dyshuar, më herët kishte qenë e martuar dhe pasi ishte divorcuar kishte nisur një lidhje me një nga viktimat, gjë për të cilin Martin Skëndaj nuk pajtohej.

22-vjeçari u arrestua nga policia pak pas krimit, ndërsa priten detaje nga dëshmia e tij para grupit hetimor.

(Kosova Sot Online)