Vjen akuza e rëndë, kërkohet burgosja e Devollëve: Ky është skandali nga Oda Ekonomike e Kosovës!

  • 19 December 2019 - 16:48
Vjen akuza e rëndë, kërkohet burgosja e Devollëve: Ky është skandali nga Oda Ekonomike e Kosovës!

“Është skandaloz se si Oda Ekonomike e Kosovës është bërë pjesë e pastrimit të parave të pista të mafio-oligarkëve dhe pjesë e zhvatjes së këtij populli. Pas shpërblimit të mafio-oligarkëve, tani lirisht OEK mund ta ndërrojë edhe emrin në OCK (Oda e Cubave të Kosovës), që realisht është bërë Odë e mafies politike dhe mafio-oligarkëve ekonomik, që nuk ka të bëj asgjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenin e qytetarëve. Edhe pse çdo gjë po ndodhë publikisht në Kosovë, prokuroria po vazhdon të mbyllë sytë para krimit të organizuar dhe veprimeve skandaloze të oligarkisë kriminale”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Florim Zeqa ka reaguar ashpër lidhur me ndarjen e çmimit “Tatim Paguesi i vitit për Devolli Corporation”, duke theksuar se ky rast, flet më së miri se si po funksionon në shtetin e Kosovës zinxhiri i krimit të organizuar, i lidhur me politikën dhe pushtetin pa sundim të mirëfilltë të ligjit.

“Lidhja zinxhirore e krimit të organizuar, gjegjësisht lidhja e mafio-politikanëve me mafio-oligarkët ekonomik ka shtrirë rrënjë të thella në vendin tonë. Se sa e gjerë dhe e fuqishme është kjo lidhje e dëshmon fakti i shpërblimit nga Oda Ekonomike e Kosovës e krye zhvatësit të dekadës, Devolli Corporation, pra Shkëlqim Devollin, me ç'rast Hashim Thaçi personalisht u përkujdes që partnerët e tij vëllezërit DEVOLLI të shpërblehen me çmimin “Tatim paguesi i vitit 2019”, edhe pse DEVOLLI CORPORATION janë mafio-oligarkët qe përmbi 10 vite po e zhvatin deri në palcë këtë popull, pasurinë e shtetit dhe buxhetin e Kosovës”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Zeqës, kulmi i skandalit këtu është edhe për faktin se përmes kësaj lidhje kriminale me pushtetarët, po arrijnë ta bëjnë edhe pastrimin e parave të pista, ruajtjen e tyre dhe deponimin në parajsat fiskale.

“Është skandaloz se si Oda Ekonomike e Kosovës është bërë pjesë e pastrimit të parave të pista të mafio-oligarkëve dhe pjesë e zhvatjes së këtij populli. Pas shpërblimit të mafio-oligarkëve, tani lirisht OEK mund ta ndërrojë edhe emrin në OCK (Oda e Cubave të Kosovës), që realisht është bërë Odë e mafias politike dhe mafio-oligarkëve ekonomik, që nuk ka të bëj asgjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenin e qytetarëve. Edhe pse çdo gjë po ndodhë publikisht në Kosovë, prokuroria po vazhdon të mbyllë sytë para krimit të organizuar dhe veprimeve skandaloze të oligarkisë kriminale”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analisti Zeqa thotë se në vend të shpërblimit, Devollët e kanë vendin në burg, por këtu nuk po funksionon si duhet sistemi i drejtësisë.

“Në vend të "shpërblimit" me burg dhe konfiskimit të pasurisë nga drejtësia, mafio-oligarkët po e shpërblejnë dhe avancojnë njëri-tjetrin në pozitat më të larta shtetërore. Mos veprimi i organeve të drejtësisë për shpërblimin që OEK-OCK ua ndau mafio-oligarkëve më të mëdhenj në vend, do të bëhet motivim për zhvatësit më të vegjël që të shtojnë veprimtarinë e tyre zhvatëse dhe kriminale ndaj buxhetit të shtetit, në mënyrë që vitin tjetër të zgjojnë vëmendjen e e OEK-OCK për rrëmbimin e ndonjë çmimi prestigjioz”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)