Tërmeti i fuqishëm e dridh Tiranën

  • 19 December 2019 - 17:20
Tërmeti i fuqishëm e dridh Tiranën

Teksa pothuajse i kishim harruar tërmetet, një lëkundje e fuqishme është ndjerë në vendin tonë në orën 17:02, nga raportimet e para magnituda ka qenë 4,74 dhe me epiqendër pranë Tiranës.

Nga të dhënat e para rezulton se epiqendra e tërmetit ka qenë Vora, kjo ka qenë edhe arsyeja se përse lëkundjet shumë të forta janë ndjerë edhe në kryeqytet, Durrës dhe rrethina.

Kujtojmë se tërmeti i 26 dhjetorit shkaktoi 51 viktima, mbi 700 të lënduar si edhe qindra objekte të dëmtuara, duke lënë mijëra persona të pastrehë.

Image

(Kosova Sot Online)