“Edhe 70 mijë euro për Rexhep Hotin”, Ramush Haradinajt i vjen ‘goditja’ e rëndë

  • 20 December 2019 - 07:41
“Edhe 70 mijë euro për Rexhep Hotin”, Ramush Haradinajt i vjen ‘goditja’ e rëndë

“Qeveria ne ardhje duhet te angazhoj Zyrën e Auditorit Kombëtar që menjëherë ti auditoj vendimet e katër muajve të fundit. Vetëm në takimin e fundit janë marr disa vendime me kosto financiare. Kjo qeveri po tenton ti keqpërdorë mjetet financiare që i ka planifikuar ti keqpërdor për katër vjet e tani do që ti shpenzoj për dy vjet. Filluan me pagat, i dyfishuan ashtu që sa ishte planifikuar ti marrin për katër vite i morën për dy. Kjo logjikë po vazhdon. Sa koordinatori, sa këshilltari krejt shpenzime koti. Ky është mjerim”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Qeveria në detyrë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, së fundi ka ndarë edhe 70 mijë euro për Zyrën e Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ku deri me tani, që nga emërimi në këtë post, pozita e Rexhep Hotit i ka kushtuar shtetit mbi 500 mijë euro buxhetit të shtetit të Kosovës.

E lidhur me këtë, njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Hasan Preteni ka thënë për “Kosova Sot Online”, se ky vendim i fundit i Qeverisë në detyrë, por edhe të gjitha vendimet tjera që bartin në vete kosto të lartë financiare, janë vendime të kundërligjshme të cilat nuk i takojnë t’i ndërmerrë qeveria në largim.

Image
Hasan Preteni

“Prandaj për këto abuzime me buxhetin, në fazën e tranzicionit të pushtetit, deri në pranim dorëzim të detyrës për qeverinë në ardhje, do të duhej angazhuar që në fillim të mandatit të ri një hetim të detajuar nga Auditori kombëtar. Të gjitha vendimet që kanë kosto financiare janë jo ligjore. Kryeministri i dorëhequr duhet të vendos ose nënshkruaj vendimet e qeverisë që kanë të bëjnë vetëm me çështje emergjente”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, konstatimin dhe analizën profesionale, për mënyrën e menaxhimit të buxhetit gjatë kohës së qeverisjes pas dorëheqjes së kryeministrit, dhe mbetjes së qeverisë në detyrë deri në marrjen e detyrës nga kabineti i ri qeveritar, e jep Zyra e auditorit kombëtar.

“E cila do të duhej zhvilluar një auditim të autorizuar nga qeveria e re në mënyrë që të nxirren analizat e duhura për ti proceduar më tutje, nëse ka nevojë edhe para institucioneve të drejtësisë. Qeveria ne ardhje duhet te angazhoj Zyrën e Auditorit Kombëtar që menjëherë t’i auditoj vendimet e katër muajve të fundit. Vetëm në takimin e fundit janë marr disa vendime me kosto financiare. Kjo qeveri po tenton t’i keqpërdorë mjetet financiare që i ka planifikuar t’i keqpërdor për katër vjet e tani do që t’i shpenzoj për dy vjet. Filluan me pagat, i dyfishuan ashtu që sa ishte planifikuar ti marrin për katër vite i morën për dy. Kjo logjikë po vazhdon. Sa koordinatori, sa këshilltari krejt shpenzime koti. Ky është mjerim”, deklaroi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)