“Kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”, Vuçiq pritet me protesta në Tiranë

  • 20 December 2019 - 09:43
“Kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”, Vuçiq pritet me protesta në Tiranë

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do të qëndrojë sot në Tiranë në kuadër të punimeve për të ashtuquajturin Mini-Schengenin Ballkanik.

Bashkë me Vuçiqin, në Tiranë do të qëndrojë edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Mirëpo, presidenti serb në Shqipëri do të pritet me protesta.

Vetëvendosja në Shqipëri ka organizuar një tubim kundër ardhjes së Vuçiqit në kryeqytetin shqiptar.

Nga kjo lëvizje kanë bërë të ditur se do të shpalosen pankarta me mbishkrime “Vuçiq, një kriminel lufte që vjen të pozojë si bamirës”.

“Video e konferencës së sotme për shtyp: “Vuçiç, një kriminel lufte vjen të pozojë si bamirës”. Këtë të premte, në ora 17:00, te lulishtja “Qemal Stafa”, përball Hotel Rogner, u bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkohen në aksionin paqësor dhe simbolik në kundërshtim të vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe të projektit të “minishengenit””, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim pikërisht për shkak të prezencës së Serbisë aty.

(Kosova Sot Online)