Këta janë të ftuarit e radhës nga Gjykata Speciale

  • 20 December 2019 - 09:45
Këta janë të ftuarit e radhës nga Gjykata Speciale

Së fundmi ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci, ka marrë ftesë nga Specialja, ku do të paraqitet më 30 janar, pa treguar se në çfarë cilësie është ftuar.

Ftesë nga kjo gjykatë ka marrë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ish-pjesëtar i UÇK-së, Brahim Mehmetaj, i cili ka thënë se para gjykatës do të paraqitet si i dyshuar.

Thirrjet e fundit që kanë ardhur së fundmi nga Gjykata Speciale e kanë çuar në mbi 180 numrin e personave që janë paraqitur  ose do të paraqiten pranë Prokurorisë Speciale për intervistim.

Ndonëse ende nuk ka pasur aktakuza, avokatët thonë se kjo pritet të ndodhë më 2020-n, meqë Prokuroria është në prag të përfundimit të hetimeve.

(Kosova Sot Online)