Zyrtari i lartë i Telekomit dyshohet se e plagosi veten gjatë përleshjes

  • 20 December 2019 - 10:25
Zyrtari i lartë i Telekomit dyshohet se e plagosi veten gjatë përleshjes

Një zënkë në mes të punëtorëve të Telekomit të Kosovës, në ndejën e organizuar nga kjo kompani për fund vit, ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, derisa, një person, gjatë rrahjes do t’ia drejtonte armën e tij një kolegut me të cilin u përfshi në rrahje. Me të njëjtën armë ai dyshohet se gjatë përleshjes plagosi vetën. Bëhet fjalë për Shaban Ramaj që në këtë institucion është Zëvendës Drejtor i Departamentit të Logjistikës, kanë bërë të ditur për media burime brenda Telekomit. 

Në njërën nga kafiteritë e Prishtinës, në pjesën e njohur si Kafet e Vogla, mbrëmë pak para mesnatës, në ndejën e organizuar për festat e fund vitit, ka ndodhur një përleshje që më vonë do të eskalonte deri në gjuajte me armë zjarri.

Krejt incidenti ka ndodhur në ahengun e organizuar nga kompania Telekomi i Kosovës, për punëtorët e saj.

Sipas burimeve të medias, disa punëtorë të kësaj kompanie që dyshohet se ishin në gjendje të dehur, do të kapeshin mes vete, fillimisht duke u rrahur, derisa, një nga ta, do të nxirrte armën.

Me të njejtën armë, personi që sipas burimeve është Shaban Ramaj, e që mban një pozitë të lartë në kompani, atë të Zëvendës Drejtorit të Logjistikës, dyshohet se ka plagosur edhe vetën.

Këtë version e kanë dhënë edhe në Policinë e Kosoëvs.

“Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri te plagosja ka ardhur pas një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht, është vetë plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

Image

Shaban Ramaj

Pas publikimit të lajmit, u bë e ditur se bëhet fjalë për truprojën e Kryetares së Bordit në Telekom, Besa Shatri. E njëjta më vonë do të reagonte duke mohuar se ai person është shoferi dhe truproja e saj.

 “Është shkruar sot se mbrëmë me armë zjarri është plagosur truproja dhe shoferi im personal gjë që nuk është e vërtet. Personi në fjalë Shaban Ramaj nuk është truproje i imi dhe asnjë njohuri nuk kam për ngjarjen e ndodhur mbrëmë”, thotë ajo.

(Kosova Sot Online)