Mërgimtarët ia mësyjnë vendlindjes, tri orë pritje në Merdarë

  • 20 December 2019 - 11:13
Mërgimtarët ia mësyjnë vendlindjes, tri orë pritje në Merdarë

Deri në tri orë po presin qytetarët në Merdarë për të hyrë në Kosovë nga territori i Serbisë.

Pritjet janë bërë të gjata për shkak se shumë mërgimtarë ja kanë mësyrë vendlindjes për t’i kaluar festat.

Kolona e automjeteve për momentin në hyrje është 1 200 metra ndërsa në dalje vetëm 20 metra.

Për dallim nga Merdarja, në Pikën tjetër të Kalimit Kufitar të Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në një orë. Kolona në këtë vend kufitar është nga 400 deri në 500 metra.

(Kosova Sot Online)