Kurti për takimin dhe marrëveshjen me Mustafën: Ende s’kemi çka të themi

  • 20 December 2019 - 11:40
Kurti për takimin dhe marrëveshjen me Mustafën: Ende s’kemi çka të themi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur sot gjatë ditës për takimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa, shtoi se me siguri që do të ketë takime me Isa Mustafën, pa treguar se kur mund të ndodhë kjo.

Shkurtimisht para mediave Kurti ka thënë se është e pamundshme që të mos kenë takime me LDK’në, e se marrëveshja për koalicion është e mundur.

Këto sipas liderit të VV’së nuk janë lajme, por kur te arrihen rezultate konkrete.

“E di interesimin e juaj. Më lejoni të ju them se me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshja është e mundshme, është e nevojshme sepse qytetarëve ju nevoitet ajo, mirëpo, këto nuk janë lajme, kur të kemi rezultate konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse, që i bashkangjiten harmonizimit programor, do të kemi se çka të themi”, tha ai.

Kujtojmë se nesër bëhen një javë që nga ngrirja e bisedimeve për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së, parti këto që nuk po mund të dakordohen për pozitën e presidentit.

(Kosova Sot Online)