“Shpërthejnë” akuza të rënda: Thaçi shpërblen krimin e organizuar të mafio-oligarkëve Devolli

  • 20 December 2019 - 12:35
“Shpërthejnë” akuza të rënda: Thaçi shpërblen krimin e organizuar të mafio-oligarkëve Devolli

“Realisht kjo mua nuk me habit fare sepse kam thënë dhe e them se mjerisht Kosova është kapur nga rrjeti me mafioz kriminal më i rrezikshëm, jo vetëm në vend por në tërë Ballkanin. Pra, krye mafiozët dhe kryebanditët bashkë me bandën më gjak zezë serbiane që quhet Devolli, por populli mos ta harroj se të gjitha këto hallka kriminale të nëntokës drejtohen nga kryebanditët e majave të shtetit si ai Hashimi i Haxhi Brojes, pastaj langoi i Jovica Stanishit, qeni i UDB-së serbe Baton Haxhiu, dhe disa këlysh që i kanë rrotull. Kurse ata fëlliqësira dhe qelbësira që e quajnë veten Oda Ekonomike i jep bakshish bandës serbe Devolliste vetëm pse këta veprojnë sipas urdhrave të rrjeti kriminal dhe krye mafiozëve që i përmenda më lartë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë kanë reaguar lidhur me shpërblimin që Oda Ekonomike e Kosovës e ndau për këtë fundvit, siç thonë ata, për krye zhvatësin e dekadës në shtetin e ri të Kosovës, kompaninë “Devolli Corporation”, pra për Shkëlqim Devollin, duke zbuluar se ky shpërblim u nda pikërisht nën përkujdesjen e Hashim Thaçit, i cili personalisht u përkujdes që partnerët e tij, vëllezërit DEVOLLI të shpërblehen me çmimin “Tatim paguesi i vitit 2019”, edhe pse sipas analistëve, “DEVOLLI CORPORATION“ janë mafio-oligarkët që përmbi 10 vite, po e zhvatin deri në palcë këtë popull.

Analisti politik, Reshat Badallaj e cilëson këtë veprim skandaloz, që “Devolli Corporation” të prezantohet me kompanitë e saja kinse ka të punësuar mbi 2,000 punëtorë, dhe po ashtu që të mburren me faktin se ka mbi 15,000 bashkëpunëtorë.

Sipas Badallajt, përmes këtyre “kompanive” vetëm sa po pastrohen paratë e krimit të organizuar, paratë e tenderëve dhe zhvatjes që i bëhet këtij populli.

Image
Reshat Badallaj

“E keqja e madhe në këtë lojë të pistë, është fakti që prokuroria akoma po i mbyll sytë, jo vetëm para vjedhjes dhe krimit të organizuar që vëllezërit Devolli i kanë paluar qindra miliona euro në Kosovë dhe në parajsa fiskale, por duke qenë partner pikërisht me pushtetarët si tipi i Hashim Thaçit, i cili edhe ua dorëzoi jo vetëm qindra miliona euro si partner i tyre, por edhe shpërblimin Tatimpaguesi i vitit, çmimi ky gjegjësisht turp ky i Odës Ekonomike, që realisht është Odë e mafies dhe Hashim Thaçit. Realisht kjo mua nuk me habit fare sepse kam thëne dhe e them se mjerisht Kosova është kapur nga rrjeti me mafioz kriminal me i rrezikshmi jo vetëm në vend por në tërë Ballkanin. Pra, krye mafiozët dhe kryebanditët bashkë me bandën më gjak zezë serbiane që quhet Devolli, por populli mos ta harroj se të gjitha këto hallka kriminale të nëntokës drejtohen nga kryebanditët e majave të shtetit si ai Hashimi i Haxhi Brojes, pastaj langoi i Jovica Stanishit, qeni i UDB-së serbe Baton Haxhiu, dhe disa këlysh që i kanë rrotull. Kurse ata fëlliqësira dhe qelbësira që e quajnë veten Oda Ekonomike i jep bakshish bandës serbe Devolliste vetëm pse këta veprojnë sipas urdhrave të rrjeti kriminal dhe krye mafiozëve që i përmenda më lartë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, ky grup hajnash bashkëvepron kështu, sepse vjedhjen e kanë të përbashkët, por është koha e fundit që të iu shkatërrohet grazhdi ku ushqehen ata, dhe të iu mbyllen rrugët e hajnisë.

“Pikërisht grazhdin që ushqehen këta hajna e kanë në dorë të gjithë se bashku dhe e vjedhin buxhetin e shtetit dhe djersën e popullit. Dua të them se këta nuk janë pushtetar por janë kryebandit dhe krye hajna, sepse pushtetari duhet të punoj për shtet e për popull, e jo të vjedh deri në palcë buxhetin e shtetit e djersën e populli, dhe janë bërë super milionerë, me hajni he mos e gëzofshin! Ky rrjete banditësh të kanaleve të nëntokës kriminale sa më parë duhet shkatërruar dhe burgosur”, deklaroi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)