Revista britanike lëvdon FSK’në: Po i trajnojnë edhe vendet e rajonit

  • 20 December 2019 - 14:48
Revista britanike lëvdon FSK’në: Po i trajnojnë edhe vendet e rajonit

Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se ndjehet shumë i lumtur për vlerësimin që revista nga Mbretëria e Bashkuar, Crisis Response Journal, i ka bërë Qendrës së Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QTKSH).

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abbott ka thënë se mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së kanë pasur ndikim pozitiv edhe përtej kufinjve të Kosovës.

“Siç është e njohur edhe në rajon, vendet fqinje po dërgojnë trupat e tyre për t’u trajnuar në QKTSH”, ka shkruar Abbott, derisa ka cituar një pjesë të shkrimit të revistës për këtë qendër. 

(Kosova Sot Online)