Varroset inspektori i pyjeve që u vra afër liqenit të Badovcit

  • 20 December 2019 - 15:41
Varroset inspektori i pyjeve që u vra afër liqenit të Badovcit

Në fshatin Keqekollë i është dhënë lamtumira e fundit inspektorit të pyjeve Nazmi Rrustemit që është vrarë mbrëmjen e së mërkurës.

Të pranishëm në varrimin e Rrustemit ishin kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli dhe Drejtori i Inspeksionit Adonis Tahiri.

Trupi i pajetë i zyrtarit të Komunës së Prishtinës ishte gjetur në pyllin në fshatin Mramor, në afërsi të Liqenit të Badocit.

(Kosova Sot Online)