Rudi i kundërpërgjigjet Kilajt

  • 20 December 2019 - 16:05
Rudi i kundërpërgjigjet Kilajt

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi në një postim të tij në Facebook, ka reaguar ndaj Isni Kilaj i cili se fundi e quajti dezertor.

Postimi i plotë:

Pergjigje per ish kryetarin tim, dhe mikun tim, Isni Kilaj.

“Si mund te jete Fetah Rudi dezertor, kur te gjithe dime se ai ka qene ushtar. E di krejt popullata e Malisheves qe Fetahu ka qene ushtar”. Kete, Isni Kilaj e ka thene ne Prishtine, ne kohen kur eshte angazhuar qe une ta marr certifikaten e veteranit te UÇK-se, e te cilen njerezit, te cilet Isnia i di, kane bere gjithçka qe eshte e mundur qe mos ta pranojne se une kam qene ushtar i UÇK-se. Vet miku im, Isni Kilaj, certifikaten e veteranit, permes nje njeriu te tij ma ka sjelle ne shtepi.

Zoteri Kilaj, une e kam thene vetem nje te vertete, qe edhe ti vet e ke pranuar se ka qene ashtu. Pse nuk e drejtova gishtin ndaj teje per arrestimin, presionin, maltretimet e atentatin?! Sepse per keto, tjeter kush eshte pergjegjes dhe ti e di kete. Sepse edhe ti e di te verteten se si ka qene, dhe si kane rrjedhur gjerat gjate kohes.

Ti e di mire, se une kam qene ushtar i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe pjesemarres ne cdo beteje ku eshte kërkuar. Ti e di qe bashke me bashkefshataret e mij, edhe per armatim kemi shkuar ne Shqiperi, e kemi ndihmuar UÇK-ne ne cdo forme, kemi strehuar mbi 70 ushtare te plagosur, e te cilet i kane lene ne livadhe dhe askush nuk ka pranuar t'i strehoje, e me organizimin tim ata jane strehuar ne fshatin tim, poashtu ne i kemi strehuar mbi 80 mije banore ne pjesen ku kam vepruar une.

Ti e di, dhe ti kam thene edhe ne asamble komunale, me emra njerezit qe me kane arrestuar e maltretuar, te cilet kane qene pjese e partise tende. E te cilet asnjehere nuk jane penduar dhe distancuar per veprimet e tyre.

Edhe ti e di, qe sa ke qene ti pjesetar i UÇK -se, ashtu kam qene edhe une, vetem ti komandant, e une ushtar.

Edhe ti e di, qe deri ne momentin kur individet brenda UÇK -se ma kane hequr me zor pushken nga krahu, une nuk e kam leshuar ate nga dora kurre. Une kam qene dezertor po aq sa ti miku im Isni.

Sa i perket asaj qe kam qene i padenje per ta bart uniformen e UÇK -se, kete e dine me se miri qytetaret e Malisheves dhe gjithe Kosoves.

Nese une nuk kam qene i denje per ta barte uniformen e UÇK -se, atehere si kam qene i denje te jem kryetar i forumit rinor te LDK-se, parti te cilen e ke udhehqe per me shume se 10 vite. Si paskam qene i denje te jem bashkepuntor i juaji ne LDK dhe anetar i kryesise se LDK-se ku ti ke qene kryetar, por nuk paskam qene i denje te jem ushtar i juaji ne UÇK?!

Isni, periudha e luftes ka shume momente te renda dhe te dhimbshme, te cilat ia kam fal luftes. Te cilat edhe ti i di.

Por, une qe 19 vite nuk kam heshtuar, e nuk nuk do te heshti as tash, e asnjehere deri ne zbardhjen e atentatit te bere ndaj meje nga shefat e tu. Dhe ti e di qe une dhe ti kemi qene miq, pavarsisht kaheve te ndryshme politike. Une edhe sot vazhdoj te konsideroj mik.

E sa i perket tutoreve qe me ben deputet, eshte e vertete. Une jam i nxitur te flas nga tutoret e mij, e qe nuk jane hiq me pak se 12 mije e 819 vete. Kam pergjegjesi dhe obligim ndaj tyre.

Sa i perket periudhes se pasluftes, te jam falenderues perjete qe si kryetar i Komunes, me ke ndimuar disa here, ne momentet kur une nuk kam qene ne gjendje qe t’i perballoje shpenzimet e operacioneve te ndryshme qe jane bere ne trupin tim.

Me poshte, po e postoj nje pjese te aktivitetit tim, per te cilin e dine qyteratet e Malisheves dhe mbare Kosoves, qe flet shume se pse une nuk kam qene i denje qe te jem pjese e njësitit tuaj.

Fetah Rudi ka lindur me 10.08.1964 në fshatin Rud, komuna Malishevës. e 10.08.1964 në fshatin Rud, komuna Malishevës.

Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Qamo "Marshalli Tito" në Gllogovc përgjatë viteve të 80-ta. Si nxënës i shkollës së mesme, vitin 1982 regjimi i atëhershëm e burgos Fetah Rudin për pjesëmarrje në demonstrata për Republikën e Kosovës, duke e dënuar me 3 muaj burg dhe masën shtesë ndëshkimore, përjashtim nga shkolla.

Pas një viti Fetahu vendosë të regjistrohet në QAMO "Luigj Gurakuqi" në Klinë, ku edhe aty e përcjellë i njëjti "fat", ku pas tre muajve përjashtohet nga shkolla për të njëjtat motive, të pjesëmarrjes në demonstrata.

I përndjekur nga regjimi pushtues i kohës, detyrohet të emigroj në Slloveni, ku punon si punëtorë krahu deri në vitin 1984, por edhe aty nuk e lënë të qetë.

Në vitin 1984 detyrohet të shkojë në shërbimin ushtarak në Tuzëll dhe Banjallukë. Peripecitë e viteve 1984/85 gjatë shërbimit ushtarak ishin të shumta e të panumërta, ku disa herë merret në pyetje dhe maltretohet fizikisht nga sigurimi i shtetit jugosllav.

Më të kryer shërbimin ushtarak, pas një qëndrimi të shkurtër në shtëpi, Fetahu përsëri shkon në Slloveni për shkaqe ekonomike, për të vazhduar punën si punëtorë krahu deri në fund të vitit 1990.
Vlenë për të theksuar, se gjatë qëndrimit në Slloveni, krahas punës fizike, Fetah Rudi ka qenë i angazhuar me veprimtari atdhetare në shoqatën "Migjeni" dhe "Alternativa" në Lublanë.

Pas kthimit nga Sllovenia në vitin 1990, Fetahu i vazhdon studimet në SHLP "Bajram Curri" në Gjakovë.

Angazhohet si mësimdhënës në shkollën "Asim Vokshi" të fshatit Rud, ku punon me zellë e përkushtim deri më 15 dhjetor të vitit 2000, ku bandat kriminale i ndalin përkohësisht rrugëtimin pishtarit të dijes në fshatin BYTYQ (të Ura e Bytyqëve) me një sulm qyqarë.

Pas kurimit një vjeçar në Itali, Fetah Rudi në karrocë i kthehet përsëri aktiviteteve dhe jetës publike në Kosovë.

Në vitin 1991 zgjidhet Kryetar i nëndegës së LDK-së për fshatrat Panorc, Rud e Llapqevë.

Në vitin 1992/1998 zgjidhet Kryetar i FR të LDK-së dega në Malishevë.

Fetahu ishte pjesëmarrës aktiv nga formimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe UÇK-së nga fillimi deri në mbarim të luftës, duke dhënë kontribut të çmuar në unifikimin e frontit të luftës kundër pushtuesve serb.
Fetah Rudi ishte ushtar i UÇK-së, pjesëmarrës për armatim në Shqipëri dhe ushtar i shumë betejave në luftën e UÇK-së

Fetah Rudi, ishte një nga bashkëpuntorët më të afërt të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Fetah Rudi ishte asamblist i LDK-së në Malishevë për shumë legjislatura.

Fetah Rudi ishte anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për disa mandate deri në vitin 2010, si dhe anëtarë i Kryesisë së LDK-së dega në Malishevë, post të cilin e mbanë aktualisht.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)