Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

  • 20 December 2019 - 17:35
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dënuari për veprën penale “Vjedhje të rëndë”. Bëhet fjalë për 35 vjeçarin nga Peja, Hysen Dobroshi.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar autorizimin e Gjykatës për të publikuar foton dhe shënimet e tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Image

(Kosova Sot Online)