Krijohen kolona të gjata në Merdare dhe Jarinje

  • 20 December 2019 - 22:41
Krijohen kolona të gjata në Merdare dhe Jarinje

Mërgimtarët të cilët kanë vendosur të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit, duhet të presin mbi tri orë në vendkalimin kufitar Merdare, pasi që në këtë pikë kolonat arrijnë deri në 1 mijë e 200 metra.

Kolona të gjata janë krijuar edhe në vendkalimin tjetër kufitar në Jarinje, kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 1 mijë e 200 metra. 

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar në orën 21:17, pikat tjera kufitare janë të lira dhe se dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Image

(Kosova Sot Online)