Vjen akuza e rëndë: Ja kush e kërkon burgosjen e Rexhep Hotit

  • 21 December 2019 - 07:20
Vjen akuza e rëndë: Ja kush e kërkon burgosjen e Rexhep Hotit

“Po të kishte Prokurori do mendoni se do të kalonin kaq lehtë ku soji i Rexhep Hotit dhe atyre hajnave të majave të shtetit, jam i sigurt që nuk do të kalonin. Thënë shkurt e shqip, po dua të shpresoj që së pakut qeveria me ardhje do t' i trazoj këtë rrjetë me mafiozin në Ballkan, por po kam frikë se do të pengohet nga ata besë prerët që janë aty brenda dhe i kanë ortak e që edhe ata janë të dëshmuar se janë të zotët dhe të gatshëm për të vjedhur, sepse janë një shumicë e tyre që akoma e kanë hajninë në gjak”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Në mbledhjen e fundit që e ka mbajtur qeveria në detyrë e Kosovës, ka ndarë edhe 70 mijë euro për Zyrën e Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti. E duke pasur parasysh edhe shpenzimet e mëhershme për financimin e kësaj zyre, që nga emërimi në këtë post të zyrtarit të PDK-së, Rexhep Hoti, buxhetit të shtetit i ka kushtuar mbi 500 mijë euro, kurse për ndonjë rezultat pune as që mundë të flitet.

Analisti politik, Reshat Badallaj tha për “Kosova Sot Online” se që në fillim kjo pozitë e koordinatorit është shpikur vetëm për të zhvatur dhe mbushur xhepat një zyrtari të lartë të PDK-së. Prandaj derisa të vazhdon kjo zvarritje e formimit të qeverisë së re, Badallaj thotë se anëtarët e PAN-it nuk do të ndalen, por sa të munden do ta plaçkitin buxhetin e shtetit të Kosovës.

Image
Reshat Badallaj

“Shpenzimet e pa kontrolluara që i ka bërë banda e majave të shteti duke i bërë rrush e kumbulla paranë duhet të japin llogari para popullit. Shteti i kapur nga klanet kriminale paranë e taksa paguesve e ka keqpërdorur sipas interesave të tyre. Vetëm të ndalemi dhe të shikojmë veprimet e këtyre banditeve që derdhin gjysmë milioni për Rexhep Hotin, dhe kush e di se sa tjera ka avulluar dhe kush ka marr hise në këtë lojë të pistë. Po e them kështu, sepse kjo bandë duhet dhënë llogari para popullit e jo para ligjit. Sepse këtu në Kosovë nuk ka ligj, ky sistem gjyqësor është i kalbur dhe pikërisht drejtohet nga kryebanditët”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, veprimet e tilla në një shtet të së drejtës do të hetoheshin me të shpejtë dhe ndëshkoheshin me burg, por kjo nuk mundë të ndodhë në Kosovë, ku drejtësia është vetëm formë e shkruar në letër, pasi kontrollohet nga mafio-politika.

“Po të kishte Prokurori do mendoni se do të kalonin kaq lehtë ku soji i Rexhep Hotit dhe atyre hajnave të majave të shtetit, jam i sigurt që nuk do të kalonin. Thënë shkurt e shqip, po dua të shpresoj që së pakut qeveria me ardhje do t' i trazoj këtë rrjetë me mafiozin në Ballkan, por po kam frikë se do të pengohet nga ata besë prerët që janë aty brenda dhe i kanë ortak e që edhe ata janë të dëshmuar se janë të zotët dhe të gatshëm për të vjedhur, sepse janë një shumicë e tyre që akoma e kanë hajninë në gjak”, deklaroi Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)