Për të “testuar” besnikërinë e partneres, kosovari angazhon të birin 14-vjeçar

  • 21 December 2019 - 08:17
Për të “testuar” besnikërinë e partneres, kosovari angazhon të birin 14-vjeçar

Por e tëra ka marrë një rrjedhë të padëshirueshme për burrin, pasi që i biri ndërkohë u përfshi në lidhje intime me “njerkën”

Një ngjarje e pazakonshme, e  ngjashme me subjekte nga filma perversë, ka qenë objekt i një procesi gjyqësor me protagonistë kosovarë që është zhvilluar këtë javë në Gjykatën e Landit në St. Pölten të Austrisë.

Një kosovar i moshës 46-vjeçare kishte dyshime se partnerja e tij 51-vjeçare kishte një lidhje me një burrë tjetër, shkruan heute.at.

Për ta “testuar” besnikërinë e saj, ai e angazhon të birin, 14-vjeçar, te partnerja e përmendur.

Por e tëra ka marrë një rrjedhë të padëshirueshme për burrin, pasi që i biri ndërkohë u përfshi në lidhje intime me “njerkën”, transmeton albinfo.ch. Pasi që lidhja zbulohet, 51-vjeçja, për të dalë nga vështirësia ku ndodhej, e akuzon 14-vjeçarin për përdhunim.

Përfundimi i procesit gjyqësor është ky: gruaja 51-vjeçe është dënuar me një vit burgim me kusht për abuzimin me raportin autoritativ që kishte me djalin e partnerit, përcjell albinfo.ch. Burri 46-vjeçar ka marrë dënimin prej 10 muajsh burgim me kusht për shpifje dhe ndërmjetësim imoral. Ndërsa procedura ndaj 14-vjeçarit është ndërprerë më parë, pas një ekspertize të bërë. Ekspertiza kishte konstatuar tek ai ‘pjekuri të vonuar’.

(Kosova Sot Online)