Arrestohet serbi për një vrasje të kryer në 2014’ën

  • 21 December 2019 - 12:27
Arrestohet serbi për një vrasje të kryer në 2014’ën

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Sërbovc të Mitrovicës, nën dyshimin se në rrethana ende të panjohura e ka privuar nga jeta viktimën mashkull serb.

Sipas Policisë, viktima ishte raportuar si i zhdukur më 06.03.2014, ndërsa, është vrarë pas tri ditësh.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

“Me datën 20.12.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb i cili dyshohet se në rrethana ende të panjohura e ka privuar nga jeta viktimën mashkull serb, i cili me datën 06.03.2014 është raportuar si person i zhdukur. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)